Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin 6 një nga protestuesit e 16 shkurtit, pasi ka bërë thirrje të goditet policia.
Bëhet fjalë për Lutfi Kastratin, një nga protestuesit te zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.
Deri tani janë arrestuar 16 persona, të cilët dyshohet se morën pjesë në aktet e dhunës gjatë protestës.
Në mbështetje të banorit të zonës së Astirit para komisariatit janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.