Një hedhje që do të mbetet në histori. Ishte pikërisht ky një ndër momentet më kulmore të ditës në Rio me Shauna Miller të Bahames që fitoi finalen e garës së 400 metrave me një stil vërtet dramatik, duke prerë me këtë hedhje vijën e finishit për t'i hequr nga duart amerikanes Allyson Feliks atë që do të ishte medalja e pestë e artë olimpike. Miller me hedhjen e saj ndali kronometrin në kohën 49”44 duke fituar ndaj Feniks që me kohën 49’51 i duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë, ndërsa xhamajkania Shericka Jackson mori medaljen e bronxit me kohën 49”51. Miler fiton kështu medaljen e parë olimpike për Bahamas, për më tepër të artë, ndërsa amerikania Feliks e cila fitoi titullin botëror në 400 metra vitin e kaluar me renditjen në vendin e dytë e çon në 7- të numrin e medaljeve olimpike të fituara përgjatë karrierës, 4 prej të cilave të arta.
Të hidhesh me kokë për të fituar medalje ari!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe
Elvana Gjata hap zemrën: Ëndërroj të kem fëmijë
1 në 2 të rinj në Europë e përdorin AI-në si person të besuar
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in





