Këngëtari Sinan Hoxha, i ftuar mbrëmë në emisionin “Thumb” ka treguar momentin më të sikletshëm që ka shkaktuar xhelozi tek bashkëshortja e tij Andrra.

Sinani është treguar i sinqertë duke e pranuar se bashkëshortja e tij është xheloze dhe tregon atë momentin kur ka shpërthyer, jo pa shkak. Sinani tregoi ndodhinë që kishte të bënte me një koncert në Milano, organizatorja e të cilit i çon një sms në orën 12 të natës.

“Bashkëshortja ime është pak si shumë xheloze. Një rast i sikletshëm ka qenë në një koncert në Milano. Organizatori i koncertit nuk ishte mashkull, por femër, një vajzë shumë e re dhe shumë simpatike. Ajo që më ҫon mesazh në 12 të natës. Vjen mesazhi në telefon. Telefoni ishte jo në krahun tim, por në krahun e Andrrës. E merr telefonin ajo dhe lexon: “Zemër, hotelin do ta rezervoj, të marr dhomë dopio apo suitë?” Unë isha në gjumë, vetëm kur më vjen një shkundje… “Kush është kjooooo? Ajo që ulërinte. U zgjua djali, sherr i madh….”, tregon Sinani mes të qeshurash.

Më pas sqaroi se ishte munduar t’i shpjegonte situatën bashkëshortes së tij, duke e qetësuar.