Në kuadër të hetimeve, mesditën e së premtes u arrestua një 16-vjeçar grek, i cili së bashku me një 17-vjeçar nga Shqipëria të cilit i janë identifikuar të dhënat, kanë fshehur në shtëpi një pako kokainë me peshë 15.1 gram, dy pako me kanabis të papërpunuar me peshë 77, 5 gram dhe një peshore elektronike, të cilat u konfiskuan.
Gjimnazistët janë dy fëmijë të mitur, të cilët nga hetimi i kryer nga Policia e Sigurisë Poligyros u zbulua se merreshin me drogë të “forta” dhe “të buta”, të cilat i fshehën në një shtëpi të pabanuar në një zonë të Halkidikisë.
Të miturit iu gjetën 1400 euro, një celular, si dhe dy motoçikleta që i përdorte me bashkëpunëtorin e tij dhe u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Halkidiki, të cilit i është dorëzuar edhe shkresa e lëndës për të dy prindërit për moskujdesje.