Detaje të reja mbi telefonatën 90 minuta mes Presidentit Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Mësohet se liderët kanë folur për nevojën urgjente për një armëpushim në Ukrainë. Burime nga Shtëpia e Bardhë thonë se “ata kanë rënë dakord që konflikti duhet të mbarojë”.
Ata kanë diskutuar për tensionet mes Izraelit dhe Iranit dhe po ashtu në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Dakordësi thuhet se kanë arritur edhe për një armëpushim detar në Detin e Zi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Putin mbështet idenë e Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Rusia e ka dëmtuar vazhdimisht rrjetin energjetik të Ukrainës që nga pushtimi i saj në Shkurt 2022.