Kryeministri i vendit, Edi Rama në festivalin “Bukë e Zemër”, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë, për të dytin vit radhazi ka dhënë një mesazh lidhur me Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij në festival, kryeministri tha se ruajtja e natyrës nuk do të thotë ndalim i zhvillimit.

Sipas tij, ajo duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve por edhe anasjelltas

“Ruajtja e natyrës nuk është një qëndrim që nënkupton apo është njësoj me mos zhvillimin. Ajo duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve por edhe anasjelltas. Shumë e thjeshtë për t’u thënë dhe më e vështirë për ta bërë. Kujtoj një gjë që më ka thënë një njeri i çmendur që nisi si biznesmen i suksesshëm në Francë dhe vijoi në Amerikën Latine sepse ishte i fiksuar me shërimin e i komuniteteve. Më tha se e qëndrueshmja nuk është aspak korrekte në raport me brezat e ardhshme.

Ajo që është korrekte me ta është ajo që është korrekte me natyrën, politikat rigjeneruese, një qendrim i ripërtërirë për mjedisin. Pra si të shkojmë nga të qenit të qendrueshëm në të qenit ripërtëritës. Si të mendojmë si të presim disa pemë këtu e të mbjellim disa pemë atje. Duhet t’i bëjmë të dyja, e t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të mirëpritur në natyrë. Mos t’u themi nëse doni të jeni në natyre në darkë duhet të ikni se mos ju hanë ujqërit, por të zgjohen në mëngjes e të punojnë aty”, tha ai.