E ardhmja e Mauro Ikardit duket gjithmonë e më larg Parisit, me klubin parizien që e ka nxjerrë në merkato. Argjentinasi po kërkon kështu një skuadër të re për të vazhduar karrierën ku Monza e Berluskonit vazhdon të mbetet e interesuar.

Sipas “Tuttomercato.web”, klubi italian po planifikon ta mbyllë merkaton me një goditje të madhe i cili mendohet të jetë Ikardi, ku ideja e Monzës do të ishte ajo e formimit të një dysheje në sulm me Andrea Petanjan.

Situata e argjentinasit te Parisi i vjen në ndihmë Monzës e cila do të tentojë këtë goditje të bujshme me një ofertë të re në ditët e ardhshme.