SHBA – Nënpunësit mund të shprehen tashmë lirshëm në rrjetet sociale Facebook e Twitter dhe nuk kanw pse tw kenw frikë se mund të humbin vendin e punës apo t’u reduktohet paga lidhur me pakënaqësitë që ata kanë për shefin e tyre.

Ndërsa kompanitë janë duke u përpjekur që t’i pengojnë nënpunësit e tyre të përdorin rrjetet sociale, duke vendosur madje dhe rregulla sjelljeje, autoritetet federale amerikane mbështesin punonjësit. Ata kritikojnë shtrëngesat e paligjshme që bëjnë këto kompani dhe rregullat e forta të vendosura lidhur me përdorimin e Facebook e Twitter.

“National Labor Relations Board ka kërkuar që disa nga punonjësit që janë larguar nga puna si pasojë e postimeve të tyre online të rikthehen në shoqëritë ku punonin”,- bën të ditur  New York Times.