LEZHË, 22 prill 2013- Të shtëna me armë në qendër të qytetit, plagoset një person.
Burime nga qyteti i Lezhës bëjnë me dije se shtetasi Kastriot Përgjegja ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me armë zjarri, ndërkohë të shtënat e armës kanë alarmuar qytetin mesditën e së hënës.
Forca të shumta të komisariatit të Lezhës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë për jetën.
Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.





