Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Prishtinë.

Ndërkohë raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, një AK -47 dhe një armë të shkurtër.

Lajmin për të shtënat i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë me dje se personi i plagosur po merr ndihmë mjekësore.

“Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha ajo.