Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasditen e sotme në Vushtrri të Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar arma e krimit. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.