Afër një shkolle në Filadelfia ka pasur një shkëmbim me armë zjarri, ku të vdekur kanë mbetur tre persona, kurse katër janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë, Troy Brown ka thënë se incidenti ka ndodhur afër shkollës nga disa persona që iu afruan një lokali, nga i cili ishin pushuar nga puna, raporton AFP.

Dy persona kanë vdekur në vend, kurse i treti ka vdekur pasi ka arritur në spital.

Pas shkëmbimit me armë, shkolla në afërsi është mbyllur për shkaqe sigurie.