Bota po ndryshon vazhdimisht dhe përdoruesit po përshtaten më shpejt se kurrë. Koncepti i inovacionit ripërcaktohet vazhdimisht, dhe tendencat vijnë e shkojnë sa hap e mbyll sytë. Kjo është arsyeja pse kaq shumë përpjekje bëhen për të përsosur çdo detaj funksional dhe estetik të pajisjeve teknologjike. Kjo duket së është dhe filozofia dhe rruga që Samsung ka zgjedhur për gjeneratën e telefonave të palosshëm – Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë

Telefonat inteligjentë të palosshëm: Trendi më i madh i

Gjenerata e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant.

Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç. Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.

Ndërsa, Galaxy Z Fold4 ofron dy telefona në një. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falë ekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashut mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç. Dhe kur ju duhet ta përdorni pa duar, thjesht vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë, gjeni një kënd të mirë dhe lëreni aty ndërsa zhvilloni aktivitetet tuaja.Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme

Galaxy Z Fold4 – Kryeni disa detyra njëkohësisht

Telefonat inteligjentë të palosshëm: Trendi më i madh i

Me këtë smartphone, kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Për më tepër, vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Samsung ka bashkëpunuar me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

Për sa i përket kameras, Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x. Me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëmdhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

Galaxy Z Flip4 – Eksperienca të reja fotografike

Telefonat inteligjentë të palosshëm: Trendi më i madh i

Galaxy Z Flip4 prezantoi FlexCam, perfekte për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 ose Samsung Galaxy Z Fold4 ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 10 gushtit 2022 dhe 10 gushtit 2023.