19-vjeçarja Vasiliki ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit që u përplas në Tempe të Greqisë, por fatmirësisht arritën që të mbijetonin.

Në një intervistë për mediat greke, ajo ka përshkruar momentet e tmerrit, teksa thotë se mendoi se do të vdiste. Ajo thotë se kanë arritur të dalin pasi panë një çarje në dyshemenë e vagonit.

“Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë… U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova Stelios dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem…”, rrëfen ajo.

“Gjithçka po digjej, menduam se këto ishin momentet tona të fundit”, shprehet e reja.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Stelios ishte zbathur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit”, thotë Vasiliki.