Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

475869923_1034963615295020_3693930809430860601_n

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.

Gjithashtu moti për ditën e martë deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe më pas nisin kthjellimet duke filluar nga zona e veriut e në vijim në të gjithë territorin.

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në rënie në orët e mëngjesit.

Ditën e premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.