Këto janë ditë shumë të tensionuara në Manchester United, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Premier League, 1-2 ndaj Brighton dhe e fundit 4-0 ndaj Brentford.

Siç raporton Daily Mail, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, i ndëshkoi lojtarët e tij duke anuluar ditën e pushimit dhe duke vrapuar 13 kilometra në temperaturë 30 gradë.

Stafi teknik në fakt është i bindur se disa lojtarë nuk kanë dhënë maksimumin në fushë, duke çuar në poshtërimin e pësuar ndaj Brentford.

Më tej raportohet se teknikut holandez nuk i del inati dhe do të vazhdoj me këtë sistem punë për një kohë të konsiderueshme.