Meshkujt janë shumë te kujdesshëm dhe kërkues në pamjen e tyre të jashtme, madje dhe në detajet më të vogla, të cilat shpesh lihen pas dore, duke i konsideruar si vogëlsira dhe të parëndësishme. Dëshira për të qenë sa më pranë të bërit tendencë ka bërë që meshkujt të jenë në kërkim të vazhdueshëm të imazhit të tyre perfekt, në veshje, aksesorë dhe pamjen në tërësi. Stilistët botërorë sugjerojnë që meshkujt të duken sa më të thjeshtë pa tejkaluar kufijtë e ekstravagancës. Moda ka filluar t’i përshtatet gjithnjë e më tepër nevojave të meshkujve. Stilistët më në zë të modës i janë përkushtuar tërësisht lukut të seksit të fortë. Në fakt, edhe në vendin tonë meshkujt nuk mbeten prapa për sa i përket veshjes dhe stilit që ata kultivojnë. Kuptohet, pa harruar asgjë dhe duke studiuar gjithçka deri në detajet më të vogla.

Propozimet e stilistëve

Të rejat e këtij sezoni ju japin mundësinë të rifreskoni garderobën tuaj me ngjyra, modele dhe stile të tjera. Në fakt këto 5-vitet e fundit, moda e meshkujve ishte bërë pak e rëndomtë, ose e mërzitshme. Por tashmë është momenti për ndryshime të mëdha. Ajo që të bie më shume në sy në koleksionet e këtij sezoni janë: modele me ngjyra të errëta, kostume pas trupit, xhaketa me dopio kopsa, pantallona sportive disi më të shkurtra në fund dhe një shumëllojshmëri modelesh. Duket sikur stilistët kanë rikthyer elemente të modës të viteve 1940 dhe i kanë ndërthurur me njëri-tjetrin.

Bluzat

Në këtë sezon bluzat janë të tilla që ju japin mundësinë të vendosni edhe një kollare, në veçanti ato të ngushtat dhe me ngjyrë të errët. Por shumë në modë janë edhe bluzat e gjera me vija të theksuara. Në këmisha do të jenë prezente figurat gjeometrike dhe vijat, të cilat do të krijojnë imazhe ngacmuese dhe shumë tërheqëse. Ndërsa për tipat më seriozë mbeten kamishat një ngjyrëshe. Gjithashtu provoni një xhaketë me cirka me një këmishë dhe një palë xhinse. E për të kompletuar pamjen tuaj vendosni edhe një shall me ngjyrë të errët.

Këto pak a shumë bëjnë pjesë në stilin klasik, por nëse doni ta thyeni pak këtë stil, atëherë shtoni ngjyrat. Provoni një bluzë të gjatë me ngjyrë të theksuar, apo thjesht një shall. Gjithashtu ngjyrat ju ndihmojnë edhe për të rregulluar humorin tuaj.

Pantallonat

Përsa i përket pantallonave, ndryshime të shumta prezantojnë stilistët nëse do t’u referoheni modeleve të viteve të kaluara. Pantallonat e meshkujve gjatë kësaj stine do të jenë me pjesën para me pala si në vitet 50` megjithëse do të vazhdojnë të përdoren akoma edhe pantallonat me front të sheshtë përpara. Xhinset janë të ngushta e të zbehta, pse jo edhe me shtat pak të varur.

Gjithashtu çdo mashkull duhet të ketë një xhaketë apo pardesy sportive në garderobën e tij. Meshkujt më trendi mund të zgjedhin xhaketa me dizenjo.

Përsa i përket trikove, do të mbizotërojnë ato me vija, me dizenjo të ndryshme dhe me ngjyra të çelëta e solide.

Nuk duhet të mungojnë as aksesorët që vijnë ne ngjyra e modele të ndryshme. Ngjyrat “tradicionale” si: kafe, gri, e zezë nuk janë asnjëherë jashtë mode, por kombinimi i tyre me nuanca të së kuqes, portokallisë, etj i shton akoma më shumë gjallëri veshjes tuaj.

Mashkulli ideal për femrat

Si do ta preferonin femrat mashkullin ideal? Si do të preferonin të sfilonte përpara tyre, ndërsa diskuton me të? Preferencat janë nga më të ndryshmet, por gjithsesi pas studimeve të shumta është arritur në përfundimin se femrat në përgjithësi preferojnë tre tipe meshkujsh; serioz, sportiv dhe muskuloz. Secili prej tyre paraqet karakteristika të veçanta, gjithsesi disa prej tipareve të mëposhtme dominojnë tek shumica prej tyre, në varësi të tipit ku përfshihen.

Tipi i parë:Është ai klasik – xhaketë e kravatë. Duket se ky tip veshjeje ndonjëherë jep më shumë efekt vlerësues se sa veshja pantallonë dhe bluzë. Duke e trajtuar nëpunësin si klasik edhe veshja duhet me detyrim të orientohet në këtë drejtim. Por mos u shqetësoni nëse fjala “klasike” përplaset me pamjen tuaj të zakonshme. Gjërat merren me qetësi. Këmishat këtë vjeshtë këshillohen të lehta. Ato janë baza e garderobës jo vetëm për verën, por edhe për vjeshtën. Në raste të caktuara, këmisha mbart edhe inicialet e drejtuesit dhe rrit individualitetin apo rëndësinë e tij në sy të kolegëve. Ato mund të kombinohen mjaft mirë edhe me xhinse. Por mund të bëhet një veshje shik për zyrë, nëse kombinohet edhe me pantallona, ose xhaketa lino me material të plotë. Ngjyrat e këshillueshme janë kryesisht e bardha dhe e zeza, por me këpucë elegante. Falë ajrit të kondicionuar nëpër zyra rrinë me këmishë dhe kollare.

Tipi i dytë: Tipat sportive edhe në zyrë kërkojnë stil dhe fizik. Me fizik nuk do të thotë patjetër trup i palestruar apo i nxirë nga dielli, por së paku tërheqës, gjë që nuk është e lehtë për të gjithë. Kështu që thuajini jo më pulovra me ngjyrë gri miu, apo këmisha me kuadrate si stili i gjyshërve. Mos përdorni pantallona apo xhinse të buta stil kargo, me xhepa të mëdha.

Tipi i tretë:Paraqet reklamën e një pijeje freskuese me fatorinon që hyn krejt i djersitur. Sa keq që ky tip shumë shpesh nuk është një koleg zyre. Kolegu që hyn me xhup dhe pantallona blu me kapele në kokë dhe me një vath në vesh, tip reper që vjen rregullon kompjuterin, duke rregulluar fjala vjen RAM-in dhe t’i fillon komunikon me të, por nuk e ke mendjen aq te ajo çfarë ai thotë, por tek vetë ai.

Veshjet që nuk duhet t’iu mungojnë në dollap

–         Veshjet me ngjyra të errëta

–         Bluzat e gjata

–         Jelekët, apo xhaketat me jakë V