Tenistja ukrainase Elina Svitolina refuzoi të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj ruse pasi fitoi, Anna Blinkova një ndeshje ditën e djeshme, duke thënë se ajo e bëri këtë nga respekti për burrat dhe gratë që mbrojnë Ukrainën nga pushtimi i Moskës.

“Po mbaj qëndrim për vendin tim. Unë po bëj gjithçka që është e mundur në një mënyrë për të mbështetur, për të dhënë një frymë të mirë për burrat dhe gratë që janë tani në vijën e parë, duke luftuar për tokën tonë dhe për vendin tonë.

Pra, a mund ta imagjinoni djalin apo vajzën që është tani në vijën e parë të frontit, duke më parë mua, dhe unë po bëj sikur asgjë nuk po ndodh?”, u shpreh Svitolina, pas fitores së saj ndaj ruses Anna Blinkova në raundin e tretë të turneut prestigjioz, French Open.

Më tej në fjalën e saj, tenistja ukrainase tha se do të vazhdojë të përbuzë çdo kundërshtar nga Rusia apo Bjellorusia, me këta të fundit që janë aleati më i ngushtë i Moskës.

“Ajo që qeveria ruse dhe ushtarët rusë po bëjnë në tokën tonë është me të vërtetë e tmerrshme. Ajo prek shumë fusha të ndryshme.

Prek sportin. Prek aktrimin. Prek të gjitha fushat. Pra, ne jemi të gjithë ukrainas të bashkuar dhe ky është qëndrimi ynë”,- u shpreh Svitolina.