Ndeshja e prapambetur e Kategorisë së parë mes Elbasanit dhe Bylisit nisi me një atmosferë të bukur festive, gjë të cilën e dhuroi prania e konsiderueshme e tifozëve në stadium, ku mendohet se janë afro 7 mijë të pranishëm.
Por nuk kishte sesi të shkonte gjithçka mirë, pasi nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit dhe përplasjet në distancë mes dy tifozerive. Disa tifozë të Elbasanit kanë shkuar pranë sektorit të tifozëve ballshiotë, ku përveç ofendimeve nuk kanë munguar edhe hedhjet e sendeve.
Me ndërhyrjen e forcave të policisë është bërë e mundur që të evitohet përplasja fizike mes dy kampeve të tifozerive në “Elbasan Arena”.