Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me zhvillime të bujshme në Gjykatën e Posaçme, ku do mbahej seanca për masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa një grup qytetarësh u mblodh para bashkisë në mbështetje të Veliajt, situata u tensionua kur një person është futur brenda rrethimit të SPAK.

Ai u rrethua menjëherë nga forcat e policisë dhe u arrestua, por ende nuk është e qartë nëse ishte pjesë e grupit mbështetës të Veliajt apo kishte një motiv tjetër për veprimin e tij.