Pak minuta më parë ka përfunduar Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ku morën pjesë gjashtë liderët e rajonit, 27 liderët e Unionit si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Një video që tashmë po bëhet virale në mediat sociale tregon për atë çka ndodhi pak para nisjes së samitit të BE në Bruksel.

Duket se ka pasur tensione mes kryeministrit bullgar në largim, Kirill Petkov dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Në një moment Petkov përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht.