Seanca e sotme parlamentare, ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.

Folësi i parë në Parlament ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.

“Koha mbaroi”, iu drejtua Spiropali.

“Cila kohë?”, tha Berisha.

“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”, iu drejtua ajo.

Ndërkohë kryedemokrati bllokoi foltoren, duke replikuar pa mikrofon.