Protestuesit kanë hedhur bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit për t’iu bashkuar protestës qëlluan më parë me bojë, pampersa dhe mollë godinën.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.

Kjo është protesta e tretë e opozitës para bashkisë së Tiranës.