3 automjete të tjera me targat RKS janë djegur në orët e para të së premtes në veriun e Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, një veture ju vu zjarri në Zveçan dhe dy të tjerave në Mitrovicën e Veriut.

Automjetet i përkisnin banorëve të kombësisë serbe. Edhe gjatë së enjtes, me 30 mars, dy vetura u dogjën në Zubin Potok.

Raste të  ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar, kur shpërthyen tensionet lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa të paligjshme serbe të riregjistrohen me ato të Kosovës, RKS.

Por mbi bazë të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE, Kosova hoqi dorë nga masat ndëshkimore nëse nuk bëhet regjistrimi i automjeteve ndërsa Serbia tha se nuk do të lëshojë më targa të reja për automjetet në Kosovë.