Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se këtë të hënë është vënë në pranga një person pasi tentoi të fuste një thikë në ambientet e IEVP Jordan Misja në Tiranë.

Thika u gjet e fshehur në atleten e 61-vjeçarit gjatë kontrollit fizik. Ai akuzohet për veprat penale “Futje e sendeve te ndaluara ne IEVP” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,

“Sot në datë 01.06.2026, në orën 13:30, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit H.A, i datëlindjes 27.04.1965, lindur dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Futje e sendeve te ndaluara ne IEVP” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 279/1 të Kodit Penal.

Kjo pasi, në IEVP Jordan Misja (313), gjatë kontrollit fizik në skaner të sendeve të sjella nga shtetasi H. A. për shtetasin e paraburgosur D. A. është konstatuar një thikë e futur në një atlete.

Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.