Në Aeroportin Rajonal në Madison, Wisconsin është gjetur një qen brenda një çante shpine. Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) e ka verifikuar lajmin përmes një postimi të publikuar në Twitter.

“Një qen u pa përmes rrezeve X brenda një çante në Aeroportin Rajonal të Kontesë Dane në Madison, Wisconsin këtë javë”, tha TSA në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

TSA theksoi se kur udhëtohet me kafshë shtëpiake duhet të ndiqen të gjitha rregullat e linjës ajrore.

“Kur udhëtoni me ndonjë kafshë, informohuni përmes linjës tuaj ajrore dhe njihni rregullat e tyre”, tha agjencia në Twitter.

Linjat ajrore të mëdha në Shtetet e Bashkuara paguajnë tarifa për të udhëtuar me një kafshë shtëpiake në bordin e një fluturimi, ndonjëherë më shumë se kostoja e vetë biletave të fluturimit.