Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Romë, pranë selisë së Federatës Italiane të Futbollit, me një ish-trajner të futbollit amator që donte t’i vinte flakën.

75-vjeçari Xhovani Formikola u shfaq me një bidon me benzinë dhe me një çakmak, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën, por forcat private të sigurisë arritën ta bllokonin menjëherë.

Më pas ishte ndërhyrja e karabinierëve të cilët e arrestuan 75-vjeçarin dhe më pas e larguan nga vendngjarja.Sipas “La Repubblica”, Formikola po protestonte për të rimarrë paratë që sipas tij Federata nuk ja kishte dhënë kurrë.