Tenton t’i fusë drogë në burgun e Durrësit, një të afërmit të saj që ishte i burgosur, arrestohet në flagrancë një grua 43 vjeçe.

Në pranga ra A. Caraj banuese në Durrës, pasi ka tentuar të fusë kanabis sativa në IEVP-në e Durrësit, njofton policia.

Ky rast ka ndodhur një ditë më parë, të premten, kur ajo kishte shkuar në paraburgimin e Durrësit, për të takuar një të afërmin e saj dhe gjatë kontrollit rutinë fizik, efektivët e burgut konstatuan lëndën narkotike.

Menjëherë sasia e kanabisit u sekuestrua, ndërsa 43-vjeçares iu vunë prangat.

Ndaj saj rëndojnë dy vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.