Një vajzë e re, rreth 19 vjeç, ka tentuar vetëvrasjen mesditën e sotme. Ajo është hedhur nga mbikalimi i Golemit, por fatmirësisht ka shpëtuar.
Kanë qenë jo të paktë drejtuesit e automjeteve që janë shokuar e tronditur nga pamja. Sipas të dhënave paraprake, vajza e re ka qenë në kushtet e tronditjes së thellë psiqike, kur ka ndërmarrë aktin ekstrem.





