Rreth 43 persona me shtetësi shqiptare dhe 1 sirian janë arrestuar pasi u kapën duke tentuar të udhëtojnë drejt Britanisë me dokumente false.
Njoftimi u bë edhe nga policia spanjolle, ku u sqarua se gjatë muajit nëntor 2021 deri në janar të vitit 2022, janë arrestuar 44 persona.
Arrestimet janë kryer gjatë kontrolleve në aeroportin Gran Canaria. Fillimisht 44 të arrestuarit kanë paraqitur dokumentacion fals gjatë kontrollit policor dhe pasi janë identifikuar dhe konfirmuar identiteti i tyre i vërtetë janë arrestuar.