Policia e Tiranës ka shpërndarë ditën e sotme disa imazhe të rënda që vinin nga rrugët e Tiranës.

Në pamje shihej një makinë, e cila ishte duke tërhequr zvarrë një qen.

Pas publikimit të këtyre pamjeve policia ka vënë në hetim dhe ka gjobitur me 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit, Shkëlqim Ismaili.

Ndërkohë qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Njoftimi i policisë:

“Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Shkëlqim Ismaili, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton policia.