Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishullin Sulawesi në Indonezi. 

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 10:27 sipas kohës lokale, me epiqendër në juglindje të qytetit Palu, në provincën Qendrore të Sulawesit.

Tërmeti ishte relativisht në sipërfaqe, duke bërë që lëkundjet të ndiheshin në një zonë të gjerë. Deri tani nuk ka raportime për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet vendase po monitorojnë situatën dhe po kryejnë verifikime në terren për të vlerësuar pasojat e mundshme. Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një nga rajonet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet janë dukuri të shpeshta.