Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Janinë.
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Pasuan edhe dy pasgoditje të tjera, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.


