Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter u regjistrua në Filipine.

Tërmeti u regjistrua midis ishullit Mindoro dhe kryeqytetit filipinez, Manila.

Epiqendra u raportua në një thellësi prej 173 kilometrash.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me rrezikun e ndonjë cunamit.

“Zgjati për gjysmë minutë, mobiljet po lëkundeshin”, “U zgjova, dritaret po dridheshin. E frikshme”, shkruanin banorët filipinas në komentet në faqen e shërbimit EMSC.