Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4  është regjistruar gjatë natës, rreth orës 1:25, në zonën e Campi Flegrei në Napoli.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, pak metra larg bregut të Via Napolit, në Pozzuoli, në një thellësi prej dy kilometrash.

Në lagjen Bagnoli, pati dëme pasi gurët binin nga shtëpitë, duke përfunduar në rrugë ose në makina të parkuara.

Nga paniku, banorët kanë kaluar natën jashtë, ndërkohë që shkollat janë mbyllur përkohësisht.