Teuta dhe Egnatia kanë barazuar 1-1 në Durrës, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin shqiptar. Ekipi nga Rrogozhina do mund të zhbllokonte shifrat në minutën e 51-të, pas një goditje të saktë me kokë të Dwamena R.

Pak më vonë, arbitri do akordonte 11-metërsh për “djemtë e detit”, pasi Malota pengoi Vilën. Në të 70-tën, Sherif Kallaku do ekzekutonte saktë penalltinë, duke u kthyer kështu me gol te durrsakët.

Loja sa vinte e bëhej më interesante, por të dyja ekipet nuk po gjenin dot kuadratin. Situata te Teuta nuk është aspak e mirë pasi renditet e 8-ta, Egnatia është në vendin e pestë.