Jasmin Raboshta do të jetë pjesë e Bylisit sezonin e ardhshëm dhe kjo është tashmë zyrtare. Ballshiotët kanë zyrtarizuar kalimin e sulmuesit shkodran, duke bërë një goditje në merkato, pasi kanë marrë një lojtar që sezonin e shkuar ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash me Kastriotin, plot 21. Kështu, trajneri Ahmataj tërheq me vete shkodranin që e afroi në Durrës, për kupat e Europës dhe tashmë ballshiotët janë gati për sezonin e ri futbollistik.