DURRËS, 14 nëntor 2013 – Traineri i ekipit italian të Ragusa-s (Serie D, girone I) 58-vjeçari Roberto Sorrentino ka dhënë dorëheqjen nga klubi apeninas për hir të “Teutës”? Mediet italiane të 14 nëntorit 2013 kanë njoftuar se ish-portieri Roberto Sorrentino ka pranuar ftesën e Durrësit, një ekipi në vendet kryesuese të superiores shqiptare. Madje, spekulohet se ky transferim në klubin durrsak, është prolog i mundshëm për t’u emëruar trajner i kombëtare U-21 të Shqipërisë (ha aderito all’invito del Durazzo, squadra di vertice nella serie A albanese, possibile prologo alla nomina ad allenatore della nazionale under 21 di Albania).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





