Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm.

Disa lojtarë nuk gjetën hapësira në sezonin e mbyllur së fundmi dhe largimet ishin të pashmangshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi bregdetar njofton ndarjen me mirëkuptim me Aleksander Kouros, Denis Pjeshkën dhe Iran Junior.

Klubi kampion njofton se nuk ka gjetur akord me Kouros për rinovimin, ndërsa siç kemi parë gjatë këtij sezoni, Pjeshka dhe Iran nuk arritën në asnjë moment të zënë vend të rëndësishëm në rreshtimin e Martinit.

NJOFTIMI I KLUBIT

Faleminderit Kampionë! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin anësor Aleksander Kouros, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.

Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.KF Teuta falenderon Aleksander Kouros, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu.

Kuros meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.Faleminderit Kampionë!

KF Teuta falenderon Denis Pjeshkën, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Pjeshka meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh.

KF Teuta i uron suksese në vazhdim.Faleminderit Kampionë! KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Iran Gonçalves. Braziliani ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Iran Gonçalves për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.