Bajerni i Mynihut është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Lacion në Mynih, ku dominuan dukshëm sfidën. Furia e lojtarëve të Bajernit nuk lindi nga asgjëja.Tuheli ka lujtur një rol të madh për t’u dhënë futbollistëve ngarkimin e duhur emocional për të mposhtur Lacion. Trajneri gjerman ka dhënë një fjalim motivues përpara fillimit të ndeshjes. Me sa duket, Tuheli ka qenë mjaft i përfshirë në fjalim, duke thyer gishtin e madh të këmbës së tij. “Është e dhimbshme. Në fjalimin e fundit përpara se të fillonte ndeshja shkelmova derën. Ishte teknika e gabuar. Kam ndjesinë se është thyer”, ka thënë Tomas Tuheli pas përfundimit të ndeshjes për “CBS Sports”.
Theu gishtin e madh të këmbës gjatë fjalimit motivues para ndeshjes, Tuchel: Shkelmova derën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I gjithë stadiumi në këmbë! Momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin, nuk i mban dot lotët (VIDEO)
Polonia dhe Ukraina, analiza nga DW: Përplasja në aleancën antiPutin?
“Nuk ishte nën ndikimin e drogës”, familja e Whitney Houston përplaset me Oprah Winfrey
SHBA kërkon 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës, Trump: Arritëm atë që s’e ka bërë asnjë president tjetër më parë, Irani nuk do të…





