Portieri Manuel Neuer pritet të jetë në fushë nga minuta e parë për Bayern Munich në ndeshjen e së shtunës pas afro një viti larg, pasi theu këmbën.

Trajneri Thomas Tuchel konfirmoi lajmin përpara ndeshjes kundër Darmstadt duke thënë:

“Neuer ka treguar nivel të lartë në stërvitje dhe do të luajë nesër. Ai është i emocionuar, ne të gjithë jemi të emocionuar. Unë mund ta ndjej emocionin dhe klasin e tij. Ai po e shijon rikthimin dhe duhet të jetë krenar për veten. Rikthimi i tij është shumë mbresëlënës. Jam i bindur se ai do të kthehet shpejt në top formë”, tha Tuchel.

Sven Ulreich ka zëvendësuar Neuer në javët e fundit pas largimit të Yann Sommer në Inter.

Rikthimi i 37-vjeçarit do të thotë se Daniel Peretz do të bëhet portieri i tretë i Bayernit dhe sipas “Bild”, agjenti i tij do të zhvillojë bisedime me klubin për t’u larguar.