Skuadra franceze Lyon ka zhvilluar ndeshje si mysafire kundër çekëve të Sparta Prague, në të cilën fitoi me rezultatin e ngushtë 4-3.Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku Lyoni dhe Sparta Prague gjenden në Grupin A së bashku me Rangers e Brondby.

Në fitoren e Lyonit mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri luajti plot 75 minuta, por dështoi që të regjistroj gol ose asistim mbi emrin e tij.Por, përveçse nuk shënoi ose asistoi gol, Shaqiri nuk u prit mirë nga tifozët çek në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”, pasi që këta të fundit shfaqën flamurë me mbishkrime “Kosovo is Serbia”.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sanksionime nga UEFA mbi gjestin e bërë nga tifozët e skuadrës së Sparta Prague.