Mançester Siti arriti një fitore të rëndësishme përballë Arsenalit në garën për kampionat, duke e mundur 1-3 në “Emirates”.

Një vëmendje të madhe e mori edhe Kevin De Bryjne, i cili u bë protagonist në disa raste.

Pas golit të shënuar dhe përplasjes me Artetën, belgu duket se kishte dhe një moment provokimi me tifozët e Arsenalit.

Gjatë momentit të zëvendësimit, tifozët e “Topçinjve” filluan të fluturonin shishe dhe gota plastike në drejtim të mesfushorit, me këtë të fundit që i shmangte dhe qeshte.