Galatasarai arriti të fitonte titullin kampion në Turqi, duke mundur me rezultatin 1-4 skuadrën e Ankaraguçu, teksa festimet në rrugë kanë qenë të shumta, e madje shpesh herë të tepërta.

Një grup i tifozëve të Gallatës, kanë sulmuar një makinë ku brenda ishte një tifoz i skuadrës së Ankaraguçus. Ky i fundit, ka arritur të reagojë në kohë dhe ka dalë nga makina, duke iu drejtuar atyre një hanxhar e duke i sulmuar.

Në pak sekonda, të gjithë tifozët e Galatasarait u shpërndanë, duke u larguar me vrap nga makina. Videoja e publikuar në rrjetet sociale është bërë jo pak virale duke marrë komente të shumta.