Të dielën në mbrëmje do të luhet përballja e dy prej ekipeve më të forta në Itali, bëhet fjalë për derbin e italisë, Inter-Juventus.Një ndeshje e cila do të ofrojë emocione dhe besohet se do të jetë një sfidë plotë raste.Por diçka ka tërhequr vëmendjen ende pa filluar ndeshja.Tifozët zikaltër kanë “zaptuar” stadiumin, janë shitur në total rreth 56 mijë bileta (llogaritur edhe tifozët e Juventus-it).”56 mijë vende në dispozicion e të gjitha të zëna dhe rreth 5 milion euro të shtuara në arkat e klubit zikaltër.

Numra të pabesueshëm duke patur parasysh duke patur parasysh periudhën e pandemisë,por shifra absolutisht normale nga Interi duke patur parasysh dhe se si zikaltërit mbushnin stadiumet pa ardhur pandemia.“GazzettadelloSport” nënvizon se kur vjen puna për të mbështetur ekipin, tifozët zikaltër e kanë treguar më së miri këtë gjë duke u gjendur në çdo rast pranë ekipit,sidomos në një ndeshje si ajo që do të luhet të dielën.