Mario Balotelli mund të jetë një lojtar i padëshiruar te ekipi i tij aktual por ai mesa duket ka shumë admirues te Palermo, tifozët e të cilit kërkojnë sulmuesin me çdo kusht në ekip. Trajneri i Reds-ave i ka thënë lojtarit të përfaqësueses italiane që nuk ka të ardhme në “Anfield” dhe të hënën doli lajmi se për Balotellin interesohen tre ekipe të Seria A. Chievo, Bologna dhe Lazio janë duke vëzhguar me interes situatën e sulmuesit por një klub i ri i është bashkuar garës për firmën e 26 vjeçarit.Presidenti i Palermos Maurizio Zamparini u shpreh gjatë fillimit të muajit se një transferim surprizë mund të vijë në stadiumin “Renzo Barbera” përpara së të përfundojë merkato verore por nuk u prononcua kur u pyet nëse emri i lojtarit është Balotelli. Gjithsesi, tifozët e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për të pasur në ekip ish-lojtarin e Inter, duke lënë një banderolë te porta e stadiumit ditën e martë ku thjesht shkruhej: “Balotelli në ekip”.
Tifozët e Palermos banderolë te porta e stadiumit: “Duam Balotellin në ekip”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako takim me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve, 3884 fëmijë nisin vitin e ri edukativ
Shiu i rrëmbyeshëm pushton Selanikun, rrugët shndërrohen në lumenj
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Viti i ri shkollor në Durrës/ Thërmija: Risia për këtë vit programi “Pas shkolle”





