Mbërrijnë në portin e Durrësit të tjerë tifozë nga Italia mëngjesin e kësaj të mërkure.

DurrësLajm” sjell këto pamje nga momentet e mbërritjes së italianëve në Autoritetin Portual Durrës, ku tifozët sapo kanë dalë kanë shpalosur flamurin e skuadrës dhe këndojnë në kor për ekipin e zemrës.

Nga burimet portuale, mësohet se:

– Është organizuar një grup i gatshëm patrullimi Polici – Doganë dhe Siguri Portuale për këto tri ditë në Durrës.

– Ka një flotë autobusësh nga Porti Durrësit që do të bëjnë sot transportin e tifozëve që vijnë nga Bari, deri në zonat përkatëse në Tiranë dhe anasjellas në mbrëmje.

– Anija e mbrëmjes për në Bari është parashikuar të niset në orën 3:00 të mëngjesit për t’ui dhënë mundësinë tifozëve që të largohen me traget pas ndeshjes.

Gjithashtu mbrëmë, Autoriteti Portual Durrës dhe Policia e shtetit mundësuan largimin e rreth 70 tifozëve të përfshirë në skena dhune përgjatë ditës së djeshme në Tiranë të cilet u nisën për në Bari në orët e para të mëngjesit.

Mëngjesin e sotëm kanë hyrë në total në portin e Durrësit 1315 pasagjerë, konkretisht:

“Af Francesca” – 613 pasagjerë

“Rigel 2” – 488 pasagjerë

“Claudia” – 214 pasagjerë