Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në futbollin holandez.Në fakt, një tifoz i revoltuar e ka qëlluar me grusht lojtarin e ekipit të tij të zemrës. Gjithçka ndodhi në duelin mes Groningenit dhe Heerenvenit. Një tifoz i ekipit vendës shkaktoi skandal të vërtetë në duelin e vlefshëm për ligën elitare – Eredivisie. Tifozi, i cili thuhet se është rreth 20 vjeç, u vërsul nga rendi i tretë apo i katërt për ta goditur me grusht lojtarin e klubit që e mbështet ai, Jethro Williams.T

ifozi huligan e goditi lojtarin me dinakëri, derisa Williams ishte duke biseduar me tifozët tjerë, të cilëve u ishte afruar tek tribuna për t’i qetësuar.

Por, njëri prej tyre bëri pabesi duke e goditur lojtarin në fjalë.Williams dhe shoku i skuadrës, Manu, po mundoheshin ta qetësonin turmën derisa ekipi po humbiste, 0:2 dhe loja ishte ndërprerë përkohësisht pasi një tifoz kishte përfunduar në fushën e blertë.