I adhuruar nga të gjithë tifozët e “Stamford Bridge”, caktimi i Jose Mourinho-s si trajneri i ri i Manchester United i ka shtangur shumë prej mbështetësve të Blues. Pasi është shkarkuar dy herë nga Chelsea, trajneri portugez e ndjeu jo pak mërzinë e tifozëve të Chelsea nëpër mediat sociale pas marrëveshjes me United gjatë majit. Teksa momentalisht është në Kinë për të vazhduar fazën përgatitore dhe për të bërë një turne veror me ekipe të ndryshme evropiane, Jose Mourinho është filmuar duke dhënë autografe nëpër bluzat e tifozëve. Një tifoz papritmas nxjerr një bluzë të Chelsea por Jose Mourinho refuzon ta nënshkruajë duke tundur kokën me një shikim që do të thoshte “jo më”.
Tifozi i nxjerr bluzën e Chelsea, Mourinho refuzon t’i japë autograf (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Messi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të shënojë 30 gola në 3 vite rradhazi
VIDEO/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres së njohur spanjolle. Ajo i kupton: Hajde ikim se na *** nanën
Lavrov: Akuzat kundër Moskës për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë
U shpall lojtari i ndeshjes ndaj Laçit, Kallaku: I lumtur për rikthimin tim tek Teuta





