Shpikësi i ri Xhej Ti Evarts, krijoi timonin e parë të mençur i cili do të shpëtojë shumë drejtues që gjatë drejtimit të makinës kontrollojnë celularin, grimohen, dërgojnë mesazhe, kërkojnë në çantë, pinë cigare etj. 

Evarts shpjegon se "SMARTWheel" ofron ndihmë të thjeshtë për secilin drejtues dhe do t’i ndihmojë të mbetet i përqendruar në drejtimin e makinës.

"SMARTWheel" është timoni i parë i mençur, i cili me anën e sensorëve, kupton pozicionin e drejtë të dorës në timon dhe me përdorimin e Bluetooth-it ose të një aplikacioni, paralajmëron se kur vozitësi i largon duart nga timoni.